Sport

Atdhe Nuhiu realizon golin e parë për Apoelin

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 24 September 2020

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka realizuar golin e parë në fanellën e skuadrës së tij të re, APOEL Nicosia, shkruan Gazeta inFokus.

Shtatlarti ka shënuar në minutën e 26-të, në duelin që Apoeli po e zhvillon ndaj Zrinjskit në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

31 vjeçari u transferua në klubin nga Qipro pas disa vitesh të kaluara tek Sheffield Wednesday./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera