Sport

Atalanta arrin marrëveshjen me Chelsea-n, do të paguajë 15 mln euro për kroatin

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 18 February 2020

Mario Pasalic po bënë një sezon shumë të mirë me fanellën e Atalantës, duke u shfaqur vendimtar në shumë ndeshje.

Kroati luan që nga sezoni 2018-2019 me bergamaskët, i huazuar nga Chelsea. Pikërisht paraqitjet e mira të 25-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e Atalantës që të nisin negociatat me klubin anglez për të blerë përfundimisht kartonin e ish-lojtarit të Milanit.

Mediet angleze shkruajnë se mes palëve është arritur një marrëveshje me klubin Italian, që do të paguajë 15 milionë euro për të siguruar përfundimisht shërbimet e mesfushorit kroat

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera