Rozë

“Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty” – Johnny Depp shpërthen keq ndaj Hollywoodit

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 26 April 2024

I zemëruar nga trajtimi i marrë gjatë muajve të gjyqit të tij kundër aktores Amber Heard, aktori Johnny Depp thotë se është tërhequr nga çdo gjë dhe gjithçka që ka të bëjë me Hollywood-in. Depp mori pjesë në premierën e filmit të tij të fundit “Jeanne du Barry”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Filmi historik i drejtuar nga Maïwenn, ku Depp luan mbretin Louis XV të Francës, është një prodhim francez që hapi Festivalin e Filmit në Kanë vitin e kaluar dhe tani ka mbërritur në Ishujt Britanikë. Për më shumë se pesë vjet, aktori është paraqitur me dështime në arkë pas rënies së tij si rezultat i skandaleve të ndryshme.

Ndaj këto ditë po dalin intervista të reja me aktorin dhe regjisorin, ku theksohet se gjatë xhirimeve ekipi kishte disi frikë nga Depp për shkak të paparashikueshmërisë së personazhit të tij. Në mes të epokës post-MeToo, pas akuzave për abuzim nga ish-partnerja e tij Amber Heard dhe një sërë padish në media për shpifje Hollywood filloi t’i mbyllte dyert Depp-it dhe karriera e tij “gjeti strehim” në Evropë.

-Advertisement-

Kur Depp u pyet për marrëdhënien e tij aktuale me Hollywood-in dhe nëse do të dëshironte të punonte sërish në një produksion të madh, aktori përgjigjet duke sulmuar shefat e studiove të mëdha.

“Ata të hedhin në rrugë pasi kanë mbaruar punë me ty dhe ata e dinë këtë. Ata shtypin një buton dhe shpenzojnë një mori parash,” thotë ai.

“Buxhetet e këtyre filmave janë delirante… Ashtu si komedia e çuditshme romantike me dy njerëz shumë të njohur,” vazhdon ai. “Njerëzit e vërtetë janë të lodhur nga gjëra të tilla.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera