Opinione

Ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar për ta përsëritur atë

Autori: Denis Galushi 17:16 | 16 May 2020

16 Maji – Dita e Rezistencës së Romëve ndaj Nazistëve

 

Çfarë ndodhi më 16 Maj 1944?

-Advertisement-

Në kampin e asgjësimit të Auschwitz II – Birkernau, seksioni BII u quajt “Kampi i Ciganëve/Maxhupëve” (Zigeuner Lager).

Disa nga njerëzit romë që u transferuan në ferr të Auschwitz nga nazistët nuk u qëlluan menjëherë pas mbërritjes, por u vendosën në Lager Zigeuner. BII ishte një kamp “i përzier”, që nënkuptonte fëmijët, burra dhe gra u burgosën së bashku.

Të burgosurit romë u detyruan të punonin si skllevër, të vëzhgohen dhe t’i nënshtrohen testeve mjekësore duke u torturuar. Dr Josef Mengele nga SS, një psikopat sadist i njohur si “Engjëlli i vdekjes”, zgjodhi individët romë, shumica prej të cilëve ishin fëmijë, t’i nënshtrohen eksperimenteve të çoroditura, të gjalla në fushën e mjekësisë për këta femijë. Duke iu nxjerrur syt, veshkët, zemrën, e pastaj për të pare reagimin e tyre!

Gjatë natës së 2 gushtit dhe në mëngjesin e hershëm të 3 gushtit 1944, të gjithë të burgosurit e kampit, pa përjashtim, u vranë në dhomat e gazit. Për shkak të kësaj historie të njohur, zyrtarisht, 2 gushti është përkujtuar si Dita e Gjenocidit/Samudaripen ndaj  romëve

Njerëzit në fakt kishin dashur të mbyllnin Bll-shin dhe të vrisnin të burgosurit e tyre romë në dhomat e gazit më herët, më 16 maj 1944. Në atë kohë atje ishin më shumë se 6 000 të burgosur romë.

Më 15 maj, lëvizja e rezistencës nëntokësore në kamp paralajmëroi romët për atë që nazistët po planifikonin. Në mëngjesin e 16 majit, të burgosurit romë nuk u paraqitën për thirrjen e zakonshme në mëngjes dhe kundërshtuan rojet e SS. (SS, gjermanisht; Seal Shutz) organizata paramilitare e nazistëve në krye me diktatorin Adolf Hitler, dhe partia e nazistëve.

Romët e bllokuan veten në kasollet e tyre, dhe filluan të ‘’armatosen’’ me çekiçë, sopata e lopata, duke i ndarë seksionet e krevetëve nga druri që flinin, për t’i shëndrruar në pajisje luftarake e fëmijët mblodhën gurë.
Kur rojet e SS hynë në kamp në mbrëmjen e vonë për të marrë romët në dhomat e gazit, ata filluan të luftonin për jetën e tyre.

Romët luftuan me vdekjen. Fëmijët, burrat dhe gratë luftuan të gjithë.

Auschwitz, kurrë nuk kishte përjetuar asgjë si kjo më parë.
Kishte humbje në të dy anët.

SS-të ishin në shok, sepse ata kishin dështuar krejtësisht për të parashikuar këtë rezistencë. Të shqetësuar se mund të humbasin më shumë burra dhe se kryengritja mund të përhapet në pjesë të tjera të Auschwitzit, ata u tërhoqën nga kampi BII.

Asnjë rom nuk vdiq në dhomat e gazit atë ditë. Nazistët më pas i vunë të burgosurit e BII-it duke i lënë pa bukë dhe ujë.

Më 23 maj 1944, nazistët zhvendosën 1 500 prej të burgosurve më të fuqishëm romë në Auschwitz I, shumë prej të cilëve u dërguan pastaj në kampin e përqendrimit Buchenwald.

Më 25 maj 1944, 82 burra romë u transportuan në kampin e përqëndrimit të Flossenburgut dhe 144 gra të reja rome u dërguan në kampin e përqendrimit Ravensbrück.

2 897 të burgosur romë kanë mbetur në kampin e familjes në BII, shumica prej tyre fëmijë. Më 2 gusht 1944, nazistët i qëlluan të gjithë me vdekje në dhomën e gazit V, edhepse romët luftuan përsëri në atë natë të errët.

Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!

Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!

 

Kjo ishte hera e parë kur, romët, rezistuan fuqishëm ndaj nazistëve dhe ‘’e shtynë’’ vdekjen e tyre për disa muaj më vonë!

Ata rezistuan në luftë, ndersa sot ne duhet të rezistojmë në paqe kundër çdo racizmi që mund të na dergoj në një gjenocid tjetër!
Ne nuk dimë shumë për këtë aspekt të Holokaustit, apo romisht; SAMUDARIPEN!

Ka vetëm disa libra për të, dhe shumë pak kërkime historike.
Për këtë arsye, ata që vizituan këtë vend, duhet ta ngrisin zërin e tyre duke treguar së çfarë kanë parë, bisedat me të përjetuarit të holokaustit e shumëçka tjetër, me arsye që një gjë e tillë të mos përsëritet KURR!

Ne, kosovarët, para tre viteve, e vizituam kampin më famkeq në hisotrinë e njerëzimit – Auschwitz. Biseduam me të mbijetuarit, njëri nga ata, 95 vjeçari francez, Raymond Guereme, i cili plot 11 herë ka shpëtuar nga nazistët.

I mbijetuari i Holokaustit Rom, Z. Raymond Gureme, lindi në 1925, në Francë dhe tani ai është 95 vjeç.

Në vitin 2017, pata rastin të takoja këtë LEGJEND, dhe ta intervistoja se si ai ka shpëtuar nga të gjitha kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhepse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga Holokausti, ai ende ka kujtime të freskëta për atë që ndodhi në atë kohë.

Prindërit e tij kishin një cirk dhe një kinema udhëtimi, ai ishte i treti nga tetë fëmijët.

Në gusht 1943, policia franceze rrethoi nënën e tij, atë dhe babanë e tij – i cili kishte shërbyer në ushtrinë franceze në luftën e parë botërore – dhe i dërgoi në një kamp internimi për Romët.

Ai arriti të shpëtonte nga kampi francez, por prindërit e tij mbetën të bllokuar atje deri në fund të luftës, duke u shfaqur keq dhe duke humbur biznesin e tyre.

Pas arratisjes, ai më vonë u internua me tren në një makinë bagëtish në një kamp gjerman përqendrimi, ku u detyrua të bënte punë për regjimin nazist.

“Falë rezistencës së duarve akrobatike, kam arritur të shpëtoj nga prangat e nazistëve.

Hera tjetër e arratisjes ishte kur qëndrova më shumë se një muaj në pyll. Kam fjetur nëpër degët e lisave sepse nazistët kontrollonin pyjet.

Nuk kam pasur bukë ose ujë, por kam mbijetuar duke ngrënë gjethe!

Kjo më preu etjen dhe urinë ”, tha Guerreme.

Ai u rrah dhe u torturua në kampet e përqendrimit të nazistëve. Por, për fat të mirë ai ka shpëtuar për 11 herë nga të gjitha gungat e përqendrimit!

“Luftoni për të drejtat tuaja. Mos hesht. Ngritni zërin. Mos u dorëzo. Edhe pse u përballëm me vdekjen, nuk ndalëm kurrë të rezistonim. Kanë kaluar shumë kohë që nga Holokausti, për fat të keq, edhe sot romët në të gjithë botën po përballen me racizëm. Kjo është e tmerrshme. Sepse racizmi mund t’ju dërgojë në një gjenocid tjetër. Për këtë arsye, ju lutemi mos heshtni “, ishte mesazhi u Guerremes ndaj rinisë rome.

Sipas Ian Hancock PH.D, një gjuhëtar rom, avokues politik, profesor i anglishtes dhe linguist në Universitetin e Teksasit në Austin,  thote se ka pasur më shumë se 1 milion e  500 000 viktima romë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çfarë berën romët nga Kosova pasi vizituan kampin  Birkernaut dhe muzeun e Auschwitzit?

Në Kosovë, vitin e kaluar isha organizator  për herë të parë i një Marshi Përkujtimor për Viktimat Romë të Holokaustit/Samudaripen, i cili është mbajtur në sheshin e Prishtinës. Së bashku me studentë dhe aktivistë romë dhe jo romë, përkujtuam 27 Janarin – Ditën Botëore të Holokausti. Ngritëm zërin tonë për më shumë se 1 milion e 500 mijë viktima romë në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte njëri nga marshët e para në regjion dhe Evropë që është organizuar nga Kosova që u  përkujtuan viktimat romë përmes marshit dhe një pëformancë artistike tek shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës me numrin ‘’27’’, duke përquar mesazh të paqës anëmbanë botës.

Vitin e kaluar është luajtur  edhe një shfaqje teatrale ‘’02.08.1944’’, e artistit Edis Galushi dhe regjia, Xhevdet Doda. Poashtu, piktorja e mirënjohur, Mirjeta Qehaja, e ka mbajtur ekspoziten e saj të parë në Kosovë, ”HOLOKAUSTI”.

Nëse ata rezistuan në luftë, pse ne sot mos të ngrisim zërin tonë në paqe për të marrë të drejtën tonë për përfaqësim dhe trajtim të dinjitetshëm anëmbanë botës?!

Secili që e ndjen vetën romë, duhët të ‘’shndrrohët’’ në një institut edukativ për të hulumtuar më shumë historinë tonë dhe për të përciellur së më shumë gojarisht dhe me shkrime, sepse shumë pak libra janë shkruajtur për ne!

Sepse, ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar për ta përsëritur atë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera