Ata që dënonin shqiptarët në procese të montuara mbeten prokurorë e gjykatës në Serbi
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 27 July 2017
Të njëjtit njerëz që kanë shqiptuar verdikte politike kundër shqiptarëve në vitet 1998-2000, duke shkelur kështu normat profesionale, sot janë në pozita të larta në gjyqësorin e Serbisë, ka thënë avokati Mihajlo Pavloviq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
“Në mesin e tyre janë, shembull, edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit, sikur edhe një numër i madh i gjyqtarëve të atij gjyqi, që edhe sot gjenden në ato pozita. Disa prej prokurorëve që asokohe i ngrinin ato aktakuza kanë përfunduar në Prokurorinë për Krime Lufte”, ka theksuar Pavloviq, raporton Radio Evropa e Lirë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fondi për të Drejtën Humanitare ka prezantuar në Beograd një raport për proceset e montuara kundër 2.050 shqiptarëve të Kosovës, që janë udhëhequr nëpër gjykatat e Serbisë në periudhën prej vitit 1998 deri më 2000, kur këto përmbyllen me amnistinë e shpallur nga Qeveria e Serbisë në vitin 2001 dhe 2002.
Në dosjen e titulluar “Të gjykosh i pandëshkuar” janë dhënë shembuj të keqpërdorimit politik të drejtësisë në Serbi. Shqiptarët janë akuzuar për bashkim me qëllim të “veprimtarisë armiqësore dhe terrorizmit” pa dëshmi të vlefshme. Të gjitha gjykimet dhe aktgjykimet i ngjanin njëra-tjetrës dhe bëheshin sipas matricave të njëjta, thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare, bashkëpunëtorët e të cilit kishin qasje në rreth dhjetë mijë faqe dokumentesh nga arkivat e gjykatave në Serbi.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...