Uncategorized

Astronautët e Shenzhou-19 në stacionin hapësinor kryejnë eksperimente të reja

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 January 2025

Ekuipazhi i astronautëve kinezë të Shenzhou-19 në bordin e stacionit hapësinor në orbitën Tiangong ka kryer një sërë eksperimentesh që nga fillimi i vitit 2025, duke përfshirë një test në një robot inspektues të tubacionit, sipas Agjencisë Hapësinore të Kinës (CMSA), shkruan “Xinhua”.

Ekuipazhi i astronautëve kinezë të Shenzhou-19 punojnë në stacion hapësinor të Kinës Tiangong/VCG

Astronautët e vendosën robotin brenda një tubacioni të simuluar, e aktivizuan atë dhe e vunë në. Pas përfundimit të inspektimit, roboti u kthye në hyrje të tubacionit, ku u mor nga astronautët.

-Advertisement-

Ky test përmirësoi aftësitë e astronautëve në trajtimin e emergjencave dhe rriti koordinimin midis ekipeve hapësinore dhe tokësore, bëri të ditur CMSA-ja.

Ekuipazhi i astronautëve kinezë të Shenzhou-19 në stacionin hapësinor të Kinës Tiangong/VCG

Kina nisi anijen kozmike Shenzhou-19 me ekuipazh më 30 tetor 2024, duke dërguar tre astronautë, Cai Xuzhe, Song Lingdong dhe Wang Haoze, në stacionin e saj hapësinor orbital për një mision gjashtëmujor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera