Lajme

Astrologia kandidon për asambleiste të Komunës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 15 September 2021

Laura Bilalli është astrologe, por sivjet ka vendosur ta sfidojë vetën në politikë. Ajo ka vendosur të kandidojë për asambleiste në Komunën e Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Bilalli është pjesë e ekipit të Uran Ismajlit nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo është bërë e ditur edhe nga vet ajo përmes rrjeteve sociale.

“Përshëndetje, nga sot do te jem pjese e asamblesë komunale me numrin 29, ne ekipin e Uran Ismailit. Besoj qe te gjithë qytetaret janë te gatshëm me ndihmu ne zhvillimin dhe ndërtimin e Prishtinës. Kështu qe te gjithë se bashku nuk do te ndalemi asnjëherë për te bere me te mirën për qytetin tone sepse Prishtina na bashkon”, ka shkruar astrologia kosovare.

-Advertisement-

Ndër të tjera, Laura ka studiuar edhe për gazetari. Ka punuar dy vite në televizion dhe një vit në radio.

Gjithashtu ka qenë për pesë vite pjesë e festivalit “Dokufest” si fotografe dhe në media, ndërsa një vit është paraqitur në filmin e saj.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera