Lajme

Astrit Zemaj u prit në takim nga homologu i tij gjerman

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 19 Maj 2022

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur sot në takim nga homologu i tij gjerman, Ambasadori Rüdiger König, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Twitter”, nga Delegacioni Gjerman në NATO.

Në këtë postim bëhet e ditur se ka pasur bisedime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

-Advertisement-

“Ambasadori Rüdiger König ka pritur me kënaqësi ambasadorin e Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, @AstritZemaj, në Delegacionin e Përhershëm të Gjermanisë në #NATO sot për bisedime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, KFOR-in dhe bashkëpunimin NATO-BE. 1/2″, thuhet në postimin e tyre./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy