Lajme

Astrit Gashi zbulon se cila ishte marrëveshja mes VV-së e LDK-së para takimit të parë zyrtar

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 14 December 2019

Analisti Astrit Gashi ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti e ai i LDK-së, Isa Mustafa duet të kthehen tek parimet e ndarja e pushtetit, të cilat sipas tij u dakorduan para takimit të parë zyrtar.

Gashi ka thënë se dakordimi i atëhershëm mes Kurtit e Mustafës parashihte që LDK-ja ta marrë postin e presidentit dhe kryeparlamentarin dhe ministritë të ndaheshin 5 me 5. Mirëpo, ai thekson se në fillim dy partitë ishin marrë vesh që pasi që LDK-ja ta merr postin e Presidentit, duhet t’ia jap një ministri Vetëvendosjes, shkruan Gazeta inFokus.

“Dakordimi i atehershem mes Ises e Albinit parashihte qe LDK te merrte presidentin dhe KP, ndersa ministrite te ndaheshin 5 me 5 ne fillim, por qe ne momentin e zgjedhjes se presidentit LDK ta kthente nje ministri tek VV. LDK duhet te heqe dore nga befasia e se henes, kur e kerkoi Ministrine e Brendshme, e qe nuk ishte pjese e asnje diskutimi apo dakordimi te mehershem”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se dy krerët e partive duhet t’i dëgjojnë më pak zyrtarët e partisë së tyre, të cilët për ta rritur pazarin, sipas tij po bëjnë kërkesa maksimaliste.

“Edhe Isa edhe Albini, duhet te i ndegjojne me pak ose te nxisin me pak zyrtare te partise se tyre, qe te bejne kerkesa maksimaliste per te rritur pazare, sepse ato po krijojne e thellojne hendeqe mes paleve te cilat lehte mund te behen te pariparueshme. Tashti kjo marreveshje sigurisht se nuk eshte ma e mira per cilendo pale, por me gjase eshte e vetmja e mundshme. Nga mosarritja e saj, njera parti mund te fajesohet me shume e tjetra me pak (ose fare), por ne nje periudhe afatmesme demtimi do te jete i dyanshem. Mos te flasim per ndjesine e hidhur qe krijohet tek 52 perqind e qytetareve qe kerkuan kete ndryshim e kete koalicion”, ka përfunduar Gashi. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera