Astrit Gashi: Klan Kosova nuk u godit se ishte më i ashpri ndaj qeverisë, por se ishte më i madhi
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 28 July 2023
Gazetari Astrit Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj vendimit të pushtetit për mbylljen e Klan Kosovës. Ai ka thënë se duhet të refuzohet dhe rezistohet ndaj këtij vendimi.
Gashi konsideron se vendimi ka qenë rrjedhojë e frymës anti-media, kërcënimeve nga zyra e Lëvizjes Vetëvendosje e injorimi nga institucionet
Sipas tij, Klan Kosova është goditur jo pse është më i ashpëri ndaj qeverisë, por pse është më i madhi.
“Kur i qepon te madhit, ja u fut friken ne palc atyre qe jane me te te vegjel. Kjo nuk kalon!
Kete forme duhet ta refuzojne. Ndaj kesaj lufte te shpallur tashme ndaj mediave duhet ti rezistojme, te gjithe dhe bashke!”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i plotë:
REFUZO, REZISTO!
Sepse, po te mos ishte:
– Fryma e ndertume anti media
– Po te mos ishin kercenimet nga zyrja e partise, Kuvendi e Qeveria ndaj gazetareve dhe mediave gati se deri ne “fatwa”
– Injorimi i skajshem i gazetareve dhe mediave nga institucionet
Po te ishte:
– Zbatuar ligji ne pike e presje ne kete rast
– Se na treguan sa biznese te tjera jane me “probleme” pronesore si keto qe po thote MINT per Klan Kosoven
– Po te kishin bere veprime te ngjajshme edhe ndaj bizneseve te tjera
Edhe ndoshta do te bindnin ndonjerin qe ju beson verberisht, se kemi te bejme me vendosje te ligjshmerise e jo lufta ndaj nje medie, televizionit kryesor me vend.
Por meqe nuk jane, kjo nuk eshte beteje per vendosje te ligjshmerise e as ndaj oligarkise si do perpiqen te na genjejne, por eshte beteje ndaj medias se lire. Klani nuk eshte goditur sepse ishte me i ashperi ndaj Qeverise, por sepse ishte me i madhi.
Kur i qepon te madhit, ja u fut friken ne palc atyre qe jane me te te vegjel. Kjo nuk kalon!
Kete forme duhet ta refuzojne. Ndaj kesaj lufte te shpallur tashme ndaj mediave duhet ti rezistojme, te gjithe dhe bashke!
REFUZO, REZISTO!.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...