Sport

Astrit Fazliu paralajmëron skuadra tjera për pranverë

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 12 January 2020

Drita nga Gjilani është ndër kandidatët kryesor në luftë për titullin e kampionit.

Skuadra gjilanase përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit, me qëllim që të janë sa më të gatshëm për sfidat që i presin, sidomos në luftë për titullin e kampionit. Drita renditet në vend të tretë me 31 pikë, ka një me pak se rivali më i madh i tyre Gjilani në pozitën e dytë dhe Ballkani udhëheq kreun me 34, kurse Prishtina mban vendin e katërt me 31, Feronikeli është i pesti me 27 sosh etj.

Kjo diferencë aq e ngushtë me pikë mes vendit të parë dhe të pestë nënkupton se stinori pranveror do të jetë jashtëzakonisht interesant dhe garë e ashpër për kreun e tabelës. Sulmuesi i rikthyer në Dritë, Astrit Fazliu, ka deklaruar se është i kënaqur me kushtet dhe po ashtu është ambientuar mirë.

-Advertisement-

“Te Drita jam ambientuar shumë mirë sepse kam gjetur edhe shumicën e shokëve, kjo është edhe një përparësi për mua. Aty besoj që kemi me qenë një ekip shumë e fortë në pranverë”, tha Fazliu.

Futbollisti ka luajtur për Feronikelin gjatë vjeshtës dhe rikthimi i tij në Dritë, padyshim se e përforcon edhe më shumë ekipin.

Fazliu flet se edhe cilat skuadra i sheh në garë të fortë për titullin e kampionit: Normalisht si rival i shoh shumë skuadra, pasi që jemi me pikë afër njëra – tjetrës. Ka shumë ndeshje deri në fund, gjithçka është e hapur dhe shpresoj që të na shkoj shumë mirë. Mendoj se do të jetë kampionat shumë interesant deri në fund.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera