Sport

Astrit Fazliu “godet” ata që dyshuan se ndeshja është e kurdisur

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 24 May 2019

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Trepça ’89 – Feronikeli, sulmuesi i skuadrës nga Drenasi, Astrit Fazliu ka deklaruar se ua ka mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë thënë se loja është e kurdisur, shkruan Gazeta inFokus.

“Ka pasur shumë zëra që kanë qarkulluar, por me atë që treguam në pjesën e parë ua mbyllëm gojën të gjithëve. Njëjtë do të vazhdojmë edhe në pjesën e dytë, tha Fazliu.

Pas 45 minutave të parë Feronikeli është duke fituar me rezultat 2-0, me golat e Fazliu dhe Hotit./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera