Lajme

AstraZeneca dhe Oxford po punojnë për një vaksinë kundër Omicron

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 22 December 2021

Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca kanë filluar punën për prodhimin e një versioni të vaksinës së tyre kundër koronavirusit që synon llojin omicron, njoftoi sot Financial Times (FT).

Drejtuesja e ekipit hulumtues në Oksford, Sandy Douglas tha për FT se janë hedhur hapat e parë në prodhimin e një vaksine të modifikuar, në rast se është e nevojshme, së bashku me partnerët e tyre, kompaninë AstraZeneca.

“Vaksinat e bazuara në adenovirus, të tilla si ato të bëra nga Oxford/AstraZeneca, në parim mund të përdoren për t’iu përgjigjur çdo varianti të ri më shpejt sesa mendohej më parë,” shtoi Douglas. Efektiviteti i vaksinave kundër koronavirusit të llojit omicron ka rënë dukshëm, tha dje drejtori i Mjekësisë Emergjente Evropiane (EMA), Emer Cook.

-Advertisement-

“Të dhënat që kanë mbërritur nuk janë përfundimtare, ka shumë pak prej tyre, por është e qartë se ka një rënie të efikasitetit ndaj variantit omicron”, tha Cook për Financial Times, raporton Reuters.

Sipas ekspertëve, një cikël i plotë vaksinimi mund të mbrojë kundër formave të rënda të sëmundjes, ndërsa, sipas gazetës, provat paraprake tregojnë se një dozë përforcuese e vaksinës mRNA mund të rrisë pjesërisht nivelet e antitrupave. Sipas EMA-s, vendimi nëse nevojitet një vaksinë e veçantë kundër variantit omicron do të merret kur të mblidhen prova të mjaftueshme shkencore se “vaksinat ekzistuese nuk funksionojnë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera