Sport

Aston Villa shkarkon Steven Gerrard

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 21 October 2022

Aston Villa shkarkoi nga posti i menaxherit Steven Gerrard pas humbjes nga Fulhami, 3:0.

“Klubi i Futbollit Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri kryesor, Steven Gerrard, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm. Ne dëshirojmë ta falënderojmë Stiven Gerrard për punën dhe angazhimin e tij të palodhur dhe i urojmë atij më të mirën për të ardhmen” deklaroi zëdhënësi i klubit.

Villa ka fituar vetëm dy herë në ligë këtë sezon.

-Advertisement-

Gerrard pasoi Dean Smith si menaxher i Aston Villa në nëntor 2021.

Ish-mesfushori i Anglisë dhe Liverpool-it, 42 vjeçari Gerrard udhëhoqi Villan në vetëm 13 fitore nga 40 ndeshje gjatë 11 muajve të tij në krye.

Pas humbjes nga Fulham, ai tha për BBC Match of the Day: “Mospërputhja na ka kushtuar, ky është pozicioni në të cilin gjendemi. E mora skuadrën në një situatë shumë të ngjashme.

Unë jam një luftëtar – është në ADN-në time. Do të vazhdoj të luftoj nëse nuk më thonë ndryshe.”

Rreth një orë më vonë koha e tij si shef i Villas kishte mbaruar.

Përpara se të zbulohej largimi i Gerrard-it, kapiteni John McGinn tha: “Është e turpshme të jesh pjesë e tij. Ne kemi zhgënjyer tifozët, menaxherin. Është një natë e keqe për ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera