Sport

Aston Villa ofron 33 milionë euro për Milot Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 11 December 2019

Ofertat për yllin kosovar nuk kanë të ndalur.

Pasi që u raportua se dy skuadrat e mëdha italiane, Napoli dhe Milan janë interesuar për shërbimet e Milot Rashicës, gjatë ditë së sotme mediat angleze raportojnë rreth ofertës së Aston Villës për të.

Aston Villa duket se ka ofruar 33 milionë euro për Milot Rashicën, mirëpo drejtori sportiv i Werder Bremen, Frank Baumman ka bërë të ditur se ylli i Kosovës nuk e ka ndërmend të largohet nga Werderi gjatë afatit kalimtar të janarit

-Advertisement-

Rashica ka shënuar tetë gola këtë sezon me skuadrën gjermane.

Aston Villa gjithnjë e më shumë është duke shtuar presionin tek skuadra e Bremenit, për ish-lojtarin e Vitesses i cili u transferua në Gjermani për një shumë modeste prej 6 milionë eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera