Auto&Tech

Aston Martin tërheq nga tregu rreth 2000 vetura për shkak të një defekti

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 26 June 2017

Kompania britanike e veturave, Aston Martin, pas mbi 10 vitesh në tremujorin e parë të këtij viti ka filluar të bëhet profitabile.

Megjithatë, në vend se të festojë, ky prodhues britanik ka gjetur një problem te njëri nga modelet e tij.

Fjala është për modelin Vantage, tek i cili është shfaqur defekti në marsh, transmeton Koha.net. Aston Martin është detyruar të tërheqë nga tregu modelet të cilat janë prodhuar nga qershori i vitit 2010 deri në shtator të 2013-ës.

-Advertisement-

Këtë defekt e kanë zbuluar së pari blerësit kinez, ndërsa pas disa analizave defekti në kutin e marshit është konfirmuar.

Në total, Aston Martin ka tërhequr nga tregu 1658 modele Vantage dhe vlerësohet se kjo tërheqje kompanisë do t’i kushtojë rreth 350 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera