Aspirina për lëkurë të pastër, njihuni me katër mënyra si ta përdorni
Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 30 June 2020
Aspirinat me siguri janë të njohura për ju duke qenë se janë ndër barnat e para që zgjidhin problemet shëndetësore.
Gjithsesi përtej kësaj, çfarë do t’ju bëj vërtetë t’i përdorni ato është bota e bukurisë. Nëse nuk keni dëgjuar më parë për maskat me aspirinë dhe të gjitha vlerat që ato i dhurojnë lëkurës, jeni në artikullin e duhur.
Kokrrat e vogla të tyre përmbajnë në sasi të mëdha një acid që quhet acetylsalicylic që vjen nga trungu i shelgut dhe ka veti antinflamatore.
Ky acid pastron aknet dhe largon papastërtitë nga fytyra duke e lënë atë të mbrojtur dhe të shëndetëshme. Para se të filloni me përgatitjen e maskavae kini parasysh të bëni një test alergjie më parë mbi lëkurë duke vendosur pak aspirinë të shkrirë.
Gjithashtu nëse jeni alergjik ndaj ilacot nuk rekomandohet t’i përdorni këto trajtime. Për më tepër rreth tyre lexoni artikullin mëposhtë.
Mënyra e parë
Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi ju këshillojmë që të zgjidhni aspirina të thjeshta që nuk përmbajnë përbërës të tjerë përveç formulës së tyre të zakonshme. Do ju duhen 10 kokrra aspirine të vogla dhe 75 ml ujë ambienti. Hidhini aspirinat në ujë dhe shtypini me kujdes derisa të formohet një pastë e bardhë. Atë më pas vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe mbajeni për 20 minuta. Këtë maskë rekomandohet ta aplikoni një herë në javë dhe shpejt do të shikoni fytyrë të pastër e të butë.
Mënyra e dytë
Kjo maskë është perfekte për fytyrat e yndyrshme dhe me akne pasi ka veti pastruese dhe qetësuese. Do t’ju duhen 1 lugë kafe vaj ulliri, 8 kokrra aspirinë dhe 60 ml ujë. Përziejini të gjithë përbërësit në një enë derisa të formoni një pastë siç shpjeguam dhe mësipër dhe vendoseni masën mbi fytyrë. Lëreni të pushojë për 15 minuta dhe më pas mund ta shpëlani me ujë të bollshëm.
Mënyra e tretë
Për të larguar njollat nga dielli dhe dëmtime të tjera ju sugjerojmë këtë mënyrë shumë efikase. Këtu do t’ju duhet maska e parë që përgatitëm, pra 10 kokrra aspirine dhe 75 ml ujë derisa të formohet shkuma e bardhë. Më pas shtoni pas 1 lugë çaji vaj ulliri dhe lëng limoni tek përzierja. Vendoseni mbi fytyrë të pastër dhe lëreni për 10 minuta të pushojë më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Mënyra e katërt
Trajtimi i fundit është efikas jo vetëm për aknet, por edhe për trajtimin e ekzemës ndaj lexojeni me kujdes. Për ta përgatitur do ju duhen 10 kokrra aspirine, 1 kapsulë vitaminë E, mjaltë 60 gr dhe 30 gr xhel aloe vera. Në një enë përzieni të gjithë përbërësit duke shtypur aspirinën derisa të formohet një masë homogjene. Më pas vendoseni mbi fytyrë dhe mbajeni për 25 minuta. Në fund shpëlajeni më ujë të vakët. Këto maska rekomandohet t’i përdorni një herë në javë pasi keni dalë nga dushi për të pastruar poret në thellësi./AgroWeb
Të tjera
-
Dhuña ndaj grave, raporti i DASH kritikon Qeverinë dhe gjykatat për dënime të lehta
Në raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut për vitin 202...
-
Mësohet identiteti i 25-vjeçarit nga Kosova që vd*q tragjikisht në Itali
Një ditë më parë mediat kanë raportuar për vdekjen e një 25-vjeçari shqiptar ...
-
Lajçak shkruan për “çështjen e dinarit”: U ngushtua hendeku mes palëve, pres propozime në takimin tjetër
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave pun...
-
“Baba i kriptovalutave”, kjo është pasuria gjysmë milionëshe e liderit të PDK-së, Memli Krasniqi
I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë vit ka arritur t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të ...
-
Joseph: Osmani e mundi Vuçiqin në Këshill të Sigurimit
Profesori i Universitetit `Johns Hopkins` në SHBA, Edward Joseph, për mbledhj...
-
Këshilli i Etikës merr vendimin për profesorin Xhevat Krasniqi
Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë ve...
-
Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit
Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka shërbyer në Krojm...
-
PE voton për liberalizimin e vizave për kosovarët që mbajnë pasaporta serbe
Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave p...
-
LDK për raportin e DASH për Kosovën: I dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit
Lidhja Demokratike e Kosovës duke reaguar ndaj raportit të fundit të Departam...
-
Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli… në bazë të raportit të Borrellit
Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj...
-
Kamberi takohet me Von Cramon, diskutojnë problemet e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eur...