Opinione

Aspekte për zhvillimin e ekonomisë së vogël Kosovare.

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 11 December 2017

Republika e Kosovës ka paradispozicione të bëhet lider i regjionit me uzina të ekonomisë së vogël, dhe bisnese familjare ,të cilat në të ardhmen e afërt të ngriten në Holdingje. Paraprakisht potencialet e resurseve natyrore dhe potenciali njeri, nuk është i koordinuar dhe nuk janë vu në shërbim njeri me tjetrin. Faktori njeri nuk është në harmoni me resurset natyrore. Pak angazhim duhet që të vehen raporte të shëndoshta dhe të arsyeshme për ti lidhur këta faktorë të zhvillimit ekonomik. Republika e Kosovës është e pasur me pasuri natyrore mbitokësore,të cilat kalben dhe nuk shfrytzohen nga njeriu.Kjo pasuri sa më shpejtë do të duhet të eksploatohet, në shërbim të ngritjes së standardit jetësor popullatës. Importohen produkte të konsumit të gjërë nga lëmia ushqimore me prejardhje të lëndëve të para nga toka e Kosovës.

Gjeneza e shkurtimit të importit, do të rjedhojë nga përpunimi final, deri të finalizimi përfundimtar i produkteve ushqimore me lëndë të parë, nga prodhuesit bujqsorë Kosovarë.

Politikat Makroekonomike të vjetruara të cilat favorizohen nga institucionet e shtetit, duke propaguar financime në industrinë të ashtuquajtur super moderne. Ku aty derdhen mjete financiare të maruna nga kreditë e jashtme,dhe ata investime për një kohë të shkurtë pësojnë fiasco. Shkaku është se nuk ekzistojnë analiza korekte dhe të shëndosha,sepse së pari duhet të forcohet basamenti i zhvillimit ekonomikë e cila kushtëzohet nga ekonomia e vogël, për të patur suksesë. Përkundrazi ekonomia e vogël pengohet së zhvilluarit nga vetë institucionet shtetërore,duke e nivelizuar linearishtë me industrinë,tregtinë etj. Ekonomia e vogël ngulfatet pikërishtë nga keqtrajtimi i rangimit. Pa marë parasyshë vëllimin qarkulues dhe numrin e puntorëve të inkuadruar në subject, ata u nënshtrohen njësoj kërkesave fiskale.

-Advertisement-

Në viset rurale të Republikës së Kosovës, gjenden investitore potencialë për nisjen e afarizmit të vogël,kryesishtë në bujqsi,zejtari,përpunues të metaleve, blegtori, kryesishtë përpunim final i prodhimeve vetanake. Investime të shëndoshta janë ato investime të cilat në mes vehte të mos konkurohen por të kenë parasysh ata të ndihmohen dhe të kushtëzohen nga njeri tjetri. Me qëllim që të bashkohen në baza të ngritjes së prodhimeve cilsore.Po ashtu duhet të niset gjeneza e bashkimit të kapitalit dhe njohurive. Para se të bëhen investimet duhet të meren këshilla nga institutet ekonomike apo konsaltingjet, me qëllim që investimet të jenë të qëlluara.

Uniteti Global Alban në programin e vetë ka objective, si dhe disponon me program të datajuar, për zhvillimin ekonomik të hovshëm të Republikës së Kosovës.

Shkruan: Nexhat Bexheti kryetar i UGA-së Prishtinë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera