Lajme

“Asociacioni, po – jo?”, Kurti i përgjigjet pyetjes direkte të Al Jazeera-s: Si pako, po

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 17 September 2024

Kryeministri Albin Kurti i tha Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pyetje direkte: Asociacioni, po apo jo?”, pyetet Kurti në një dokumentar me titullin “Kosova: Krijimi i një shteti”.

“Natyrisht që Asociacioni i komunave me shumicë serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Megjithatë kjo është pjesë e marrëveshjes bazike tash. Neni 7 thotë se komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim. Nga ana tjetër, neni 10 thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen. Kështu që unë nuk e mohoj këtë. Megjithatë, vetëm si pjesë të pakos së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë”, thotë Kurti.

-Advertisement-

Ai tha se s’mund të zgjidhet vetëm njëra prej 39 marrëveshjeve me Serbinë, “sikur të jetë tavolinë suedeze” dhe “as ta vendosni përpara marrëveshjes bazë”.

“Si pako, kam thënë po”, nënvizoi kryeministri.

Kurti tha paraprakisht se nuk është kryeministër vetëm i shqiptarëve.

“Ne e kemi 93% të popullsisë shqiptarë, por unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve. Ne kemi 4% serbë dhe kemi 3% minoritete të tjera”.

Ai përmendi “diskriminimin pozitiv” që tha se shteti e bën për serbët, duke përmendur të drejtat që ata i gëzojnë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera