Asociacioni i komunave vjen me një kërkesë për kryeministrin Kurti
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 05 December 2021
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që disa nga masat e ndërmarra nga Qeveria për respektim të masave kundër COVID-19 të largohen.
Sazan Ibrahimi, drejtor i AKK-së tha se përkrahin masat kundërCOVID-19, por kërkon heqjen e orës policore gjatë festave të fundvitit.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës, së bashku drejtorët komunalë i kanë përkrahur dhe do t’i përkrahin të gjitha masat që kanë dhënë rezultat dhe japin rezultat, sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, por në disa raste Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga niveli qendror që masat, të cilat po i ndërmerr. Kemi edhe argumente shkencore, siç është çështja e orës policore dhe bartja e maskës për personat të cilët lëvizin vetëm në ambient të jashtëm apo për personat që janë të imunizuar”, tha Ibrahimi.
Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës konsideron se tashmë në prag të festave të fundvitit duhet të largohet ora policore.
“Gjithashtu gjatë festave të fundvitit masa e orës policore të largohet në tërësi, por kërkojmë edhe nga diaspora që besojmë se do të vijë në masë të jashtëzakonshme, që të vijnë të vaksinuar, në mënyrë që edhe ne të kemi një fundvit të suksesshëm dhe ta festojmë në mënyrë të dinjitetshme. Besojmë që vetëdija e qytetarit në Kosovë, por edhe jashtë saj, është në nivel të tillë që të vaksinohen apo të imunizohen, sepse po shihet që vetëm vaksinimi apo imunizimi është arma e vetme që po lufton parandalimin e përhapjes së COVID-19”, tha ai për kp.
Gjatë ditës së sotme kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi kanë treguar për masat e reja antiCOVID që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, ku në mesin e tyre vazhdon të mbetet në fuqi ora policore.
Të tjera
-
Kurti dhe Konjufca përkulen para varrit të heroit Afrim Bunjaku
Tashmë kanë nisur homazhet tek varrit i heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin ...
-
Pamje – Kush po merr pjesë në homazhet për njëvjetorin e rënies heroike të Afrim Bunjakut
Sot po shënohet njëvjetori i rënies së heroit të kombit, Afrim Bunjaku, i cil...
-
Iu gjet një thiḳë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Prishtinë
Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi...
-
Vendoset tabela e rrugës me emrin “Afrim Bunjaku”
Në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, sot janë vendosur tabela...
-
Nisin homazhet tek varri i heroit Afrim Bunjaku, merr pjesë edhe ambasadori Hovenier (PAMJE)
Pas vizitave në familjen e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij në k...
-
Flet vëllai i Afrim Bunjakut: Ishte vit i vështirë, por jemi krenarë për të
Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ka folur sot për emisi...
-
Zhduket një vajzë në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës
Të hënën një vajzë është zhdukur në fshatin Mira...
-
Vidhen bulonat e anësoreve të rrugës në Suharekë
Të dielën në Bjeshkët e Grejkocit, një burrë ka rapor...
-
Abdixhiku: Vrạsja e Bunjakut ishte e rëndë për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse
Kryetari i LDK-së,, Lumir Abdixhiku ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në n...
-
Postës së Kosovës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje me vlerë deri në 400 euro
Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pers...
-
Kurti dhe Konjufca arrijnë në shtëpinë e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies heroike (PAMJE)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tashm...
-
Osmani: Sot një vit, Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë se liria s’ka çmim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvj...