Asociacioni i komunave me shumicë serbe, analisti boshnjak: Kosova nuk duhet të lejojë të “dejtonizohet”
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 03 February 2023
Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përkitazi me këtë çështje ka ngjallur edhe reagimin e analistëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Analisti nga BeH, Jasmin Mujanoviq ka thënë se është e rëndësishme për gjithë Ballkanin Perëndimor që t’i rezistohet me sukses presionit për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sepse do të përcaktohet forma e politikës së rajonit për dekadat që vijnë, raporton Telegrafi.
“Pse ka rëndësi për të gjithë Ballkanin Perëndimor që Kosova t’i rezistojë me sukses fushatës së vazhdueshme të presionit nga Serbia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të krijojë një ‘Asociacion të komunave me shumicë serbe’? Sepse është një luftë për të përcaktuar formën e politikës së rajonit për dekadat e ardhshme…”, ka shkruar analisti boshnjak në Twitter.
Ai më tej shkruan se në këtë drejtim, fushata e bullizimit kundër Kosovës është e pandërgjegjshme, e turpshme dhe shkatërruese.
“Kurti ka të drejtë – Kosova duhet të rezistojë”, shkruan ai më tej, duke shtuar se Kurti po insiston për një kornizë që bazohet në të drejtat në Kosovë.
“Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur para për një të ardhme euroatlantike për këtë rajon. Nuk ka më ndarje, jo më entitete dhe kantone…”, shkruan Mujanoviq.
Sipas tij, Kurti ka kërkuar që çdo zgjidhje në Kosovë të respektojë standardet demokratike dhe politike të SHBA-së dhe BE-së. “Dhe ai ka të drejtë. Askush në Perëndim nuk do të toleronte të jetonte nën një regjim të stilit të Dejtonit. As Kosova nuk duhet, as boshnjakët nuk do të duhej…”, tha ai.
Sipas tij, kjo do të inkurajonte ekstremistët në gjithë rajonin.
Analisti boshnjak më tej thekson se nëse kampi pro Asociacionit të komunave me shumicë serbe fiton kjo do të nënkuptojë “Dejtonizimin” e Kosovës dhe do të nxisë thirrjet për ndarje të mëtejshme në të gjithë rajonin.
Ndryshe, eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer në një koment në Twitter pas takimit të këshilltarit amerikan Derek Chollet me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiqin ka thënë se vetë-mashtrimi nuk është një politikë e jashtme e mirë.
“Vetë-mashtrimi nuk është një politikë e jashtme e mirë”, shkruan Serwer në Twitter, ku këshilltari Chollet kishte publikuar edhe fotografi me Daçiqin.
Info: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njihet si Marrëveshja e Dejtonit. Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995. Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshjeje, ishte në ndarjen e BeH në 51 për qind në territorin e Federatës së BeH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.
Të tjera
-
Kurti thirrje diasporës së Kosovës të votojnë në zgjedhjet e BE-së: Socialdemokratët mbrojnë demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga diaspora shqiptare që në ...
-
Muhaxheri flet për Vjosa Osmanin: Kur je i ri s’duhet me synu pozita të larta se pensionohesh herët
Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Click” të RTV21 duke fo...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë
Raportohet se ka ndodhur një aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prish...
-
Limaj: Mos-shkarkimi i Kusarit tregon që ka qenë në koordinim me Kurtin
Kreu i Nismës socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Politiko” me Kusht...
-
Presidentja Osmani nesër viziton Drenasin, bashkë me Lladrovcin do të dalin në konferencë për media
Në kuadër të vizitave të komunave të vendit, Presidentja e Republikës së Koso...
-
Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike
Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rr...
-
Hill: Procesi i Brukselit e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemeve Kosovë – Serbi që kanë rrënjë të thella në histori
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me politikën e qeverisë serbe ndaj dialo...
-
Sërish kërkesë nga partia “Junts” që Spanja ta njohë Kosovën
Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, k...
-
Sveçla në Itali, me homologun e tij flasin për bashkëpunim kundër krimit të organizuar dhe migrimit ilegal
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla është pritur nga hom...
-
“Tre muaj kam punu me Leutrimin, ia kam pa lotët” – flet Skulptori Behramaj
Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me ...
-
Kurti lavdëron AKI’në dhe Policinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka vlerësuar lartë punën e Agjencisë Kos...
-
Stoltenberg: BE-ja nuk është për mbrojtje, për këtë është NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se BE-ja nuk mund t...