Asociacioni i komunave do ta padisë MASHTIN dhe MSH-në për kontratat kolektive në arsim e shëndetësi
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 25 June 2022
Asociacioni i Komunave të Kosovës në mbledhjen e Bordit ka vendosur që të nis procedurën për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat.
Në këtë takim u tha se zbatimi i këtyre kontratave po bëhet në dëm të buxheteve komunale.
Gjithashtu, Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e Bordit të Asociacionit i Komunave të Kosovës të mbajtur më datën 24 Qershor 2022 është vendosur që të niset procedura për të paditur Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për nënshkrimin e Kontratave Kolektive për arsim dhe shëndetësi pa konsultim e dakordim me Komunat derisa zbatimi i tyre po bëhet në dëm të buxheteve Komunale.
Bordi ritheksoi që Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është kundër Kontratave Kolektive por është kundër zbatimit të tyre në formën e deritashme duke ua marrë mjetet financiare komunave kur palë nënshkruese janë institucionet qendrore.
Këto dy Kontrata janë nënshkruar pa asnjë konsultim paraprak me Komunat, pa vlerësim të ndikimit buxhetor, pa dakordim me Komunat dhe pa dijeninë e Komunave, derisa obligimet financiare të tyre kanë rënë tërësisht mbi Komunat dhe buxhetet e tyre.
Në Kontratat e nënshkruara thuhet se Qeveria do të planifikoj buxhet por që deri më tani asnjëherë as nuk ka planifikuar e as nuk ka ndarë buxhet për zbatimin e tërësishëm të këtyre dy Kontratave.
Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes përfaqësuesve të saj në Komisionin e Granteve Komunale edhe këtë vit kërkoj nga Qeveria që të planifikohet dhe të ndahet buxhet për zbatimin e këtyre Kontratave, por edhe këtë herë kjo kërkesë e AKK-së është refuzuar.
Komunat edhe pse nuk janë nënshkruese të Kontratave Kolektive po obligohen të mbulojnë shpenzimet dhe borxhet që janë krijuar nga nënshkrimi i këtyre Kontratave duke i’u krijuar Komunave shpenzime të mëdha, përfshirë edhe shpenzimet e procedurave gjyqësore/përmbarimore.
Në anën tjetër, Komunat nuk po kanë përkrahje buxhetore për shlyerjen e këtyre obligimeve dhe si pasojë e neglizhencës së kërkesave të Komunave ndaj Qeverisë, Zyra Kombëtare e Auditimit me rastin e hartimit të raporteve të auditimit po konstaton që komunat po bëjnë keq-klasifikim të shpenzimeve buxhetore.
Kostoja financiare për zbatimin e këtyre Kontratave është e papërballueshme nga buxhetet komunale.
Kjo praktikë ka ndikuar dhe është pengesë në mos realizimin e shumë projekteve kapitale e të cilat projekte ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.
Duke marrë për bazë këto fakte, Asociacioni i Komunave të Kosovës do të paditë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit dhe Ministrinë e Shëndetësisë përmes PADISË SË DETYRIMIT.
Me këtë rast, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, autorizon Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Sazan Ibrahimi për procedim të mëtutjeshëm të kësaj padie.
Të tjera
-
Nga Enver Petrovci, këta janë aktorët shqiptarë që morën pjesë në filma propagandues serb
Filmat propagandues janë prodhimet kinematografike të krijuara për të përhapu...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...
-
Kishte rënë në një humnerë pesë metra, gjendet i gjallë 61-vjeçari në Prevallë i cili u raportua i zhdukur
Nëntë ditë më parë në polici ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bas...
-
KQZ pritet të vendosë për kamera në vendvotime
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e ...
-
Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e...
-
Vuçiq pa detaje rreth “ditëve të vështira” për Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se më 28 mars Serbinë e presin “ditë t...
-
Del video nga ngjarja që tronditi Prishtinën: Kështu nisën të shtënat me armë në Kolovicë
Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës ...
-
Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotm...