Lajme

Asociacioni është kyç për normalizim të marrëdhënieve, thotë ambasadori italian në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 27 January 2023

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është element kyç i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ambasadori italian në Beograd, Luca Gori.

Gori kërkoi që zbatimi i saj të bëhet “sa më parë të jetë e mundshme” derisa shtoi se është një propozim evropian për normalizim të marrëdhënieve.

Në një intervistë për median serbe “Tanjug”, diplomati italian tha se “një debat në lidhje me të ardhmen e Kosovës do të nis në Serbi ditëve në vijim”.

-Advertisement-

“Çmojmë shumë qasjen e Presidentit [të Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Ditëve në vijim do të nis një debat në Serbi në lidhje me të ardhmen e Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë të punojmë bashkërisht, në mënyrë konstruktive, për të stabilizuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Gori.

Në lidhje me zgjerimin e BE’së në Ballkanin Perëndimor, ambasadori italian u thirr në nisjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Procesi i zgjerimit po bën përparim në Ballkan, por po ecën me ngadalë. Plotësisht e kuptoj frustrimin e opinionit publik në lidhje me zgjerimin që ne duhet të ecim më shpejtë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera