Lajme

“Asnji cent ma shumë”, do të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 12 February 2022

Grupi organizativ “Asnji cent ma shumë” do të organizoi protestë kundër vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Protesta do të mbahet me 22 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga vet ky grup organizativ, përmes një komunikate për media.

-Advertisement-

Sipas tyre, ky vendim për përfundim e ka varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 22 shkurt 2022, e marte nga ora 12:00 në Prishtinë.

Nga 9 shkurti 2022, me vendimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës, çmimi i rrymës është shumëfishuar. Nëse një ekonomi familjare ka shpenzuar mbi 800 kËh rrymë, çmimi i energjisë elektrike do t’i rritet nga 40% deri në 130%. Një pjesë të kësaj rritjeje ne do e paguajmë direkt përmes faturës së rregullt e pjesën tjetër do e paguajmë përmes parasë tonë publike. Kjo pasiqë Qeveria ka vendosur që 90 milionë euro tonat t’i shkojnë KEDS-it përmes subvencionimit. Në të gjitha format, ne po paguajmë që KEDS e KESCO të vazhdojnë ta rrisin fitimin edhe në kohë krize.

Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.

KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.

Ky vendim i cili për përfundim e ka vetëm varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike, nuk do të tolerohet. Të indinjuar/a e shqetësuar/a me këtë vendim zhvatës, ne do të vazhdojmë kundërshtimin tonë. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.

Andaj, ju ftojmë që të martën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir

Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:

1.Anulimi i vendimit të ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës;

2.Nacionalizimi i KEDS-it

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera