Lajme

“Asnji cent ma shumë” distancohet nga protesta e PSD: Po i bën konfuzë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 28 January 2022

Grupi i qytetarëve të organizuar nën parullën “Asnji cent ma shumë”, përmes një komunikate për media është distancuar nga protesta e ditës së shtunë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ky grup i qytetarëve ka bërë ka thënë se protesta e ditës së shtunë nuk organizohet nga ta.

“Kjo protestë është e thirrur nga Partia Social-demokrate -PSD. Ky informim u bë i domosdoshëm pasi nëpër rrugët e Prishtinës janë ngjitur postera dhe janë shpërndarë fletushka me informatat e protestës të thirrur nga PSD, pa vendosur askund logon e tyre apo ndonjë shenjë tjetër identifikimi të tyre si organizatorë. Këtë gjë ne e lexojmë si akt të qëllimshëm i cili synon synon t’i bëjë konfuzë qytetarët lidhur me organizimin e nesërm”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Ky grup ka shprehur edhe shqetësimin e tij, për sulmet që sipas tyre po i bëhen nga militantët e PSD-së.

“Me këtë rast, ne shprehim gjithashtu shqetësimin për sulmet e vazhdueshme mediale të militantëve të PSD-së ndaj aktivistëve/eve dhe qytetarëve/eve të protestës “ASNJI CENT MA SHUMË!”. Gjatë kësaj jave ne e kemi parë një fushatë të egër të PSD-së për ta deligjitimuar organizimin kolektiv për ta kundërshtuar rritjen e energjisë, duke shpifur dhe keqinformuar publikun. Përveç propagandës mediale, PSD është angazhuar aktivisht në sabotimin e organizimit qytetarë rreth kauzës së mos-shtrejtimit të çmimit të energjisë, çka është duke na dëshmuar edhe një herë nevojën që kjo kauzë t’iu mbetet qytetarëve, e jo partive. Ne insistojmë që kjo kauzë, aq esenciale për të gjithë/a ne, duhet të mbetet kauzë qytetare. Çdo ndërhyrje nga partitë politike do ta dëmtojë këtë kauzë, duke e shndërruar atë në mjet të rritjes elektorale dhe pazareve politike”, thuhet po aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera