Asnjëri nuk ka i 50% të votave, Erdogan dhe Kiliçdaroglu do të përballen sërish më 28 maj
Autori: Gazeta inFokus
08:05 | 16 May 2023
Në zgjedhjet në Turqi pothuajse ka përfunduar numërimi i votave dhe sipas rezultateve të deritanishme, presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kundërshtari i tij kryesor Kemal Kiliçdaroglu, kalojnë në raundin e dytë.
Erdogan fitoi 49.5 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor Kilicdaroglu fitoi 44.89 për qind të votave, që mjaftonte që të dy të kalonin në raundin e dytë brenda dy javësh, transmeton Telegrafi.
Sinan Ogan, i cili fitoi 5.17 për qind të votave, mund të japë avantazhin kryesor dhe votuesit e tij ndoshta do t’i japin një avantazh njërit prej dy liderëve.
Erdogan ka një avantazh prej gati pesë për qind të votave në krahasim me rivalin e tij, ndaj kalon në raundin e dytë me shpresën se do të marrë shumicën e nevojshme prej 50 për qind të votave. Mirëpo as Kilicdaroglu nuk dorëzohet, ai dje dhe sot ka paralajmëruar se do të fitojë.
Erdogan mori drejtimin që në fillim dhe kjo epërsi ishte e konsiderueshme në fillim, kështu që pas numërimit të 10 për qind të votave, Erdogan, i cili është presidenti aktual përballë Partisë Konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), mori 59.47 për qind të votave, ndërsa kandidati i tij më i madh kundërshtar, kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu nga Partia Popullore Republikane (CHP) si parti e qendrës së majtë ka marrë 34,79 për qind të votave.
Por ndërsa numërimi vazhdonte, Kilicdaroglu afrohej gjithnjë e më shumë, kështu që pas numërimit të më shumë se 60 për qind të votave, diferenca mes Erdoganit dhe Kiliçdaroglus në numrin e votave arriti në më pak se 10 për qind. Erdogan atëherë kishte 51.56 për qind, ndërsa Kiliçdaroglu 42.61 për qind të votave.
Është e rëndësishme të theksohet se Kiliçdaroglu asnjëherë nuk kërcënoi epërsinë e rivalit të tij, megjithëse në një moment ai deklaroi se po kryesonte.
Erdogan fitoi në Bursa, Hatay, Kahramanmaras dhe Yozgat, ndërsa Kilicdaroglu fitoi në Stamboll, Antalia, Izmir, Mersin dhe Adana.Është interesante se Erdogan ka marrë më shumë mbështetje në qytetet e prekura nga tërmeti, si dhe në diasporë, ndërsa Kiliçdaroglu ka më shumë mbështetje nga qendrat e mëdha si kryeqyteti Ankara dhe Stambolli.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh dhe tashmë thuhet se votat e kandidatit të tretë, Sinan Ogan, i cili fitoi një numër befasues votash, mund të sjellë një avantazh të konsiderueshëm. Pak para shpalljes së rezultateve, ai përmes Twitter-it tha: “Vjeshta po vjen”.

T� tjera
-
Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e p...
-
Astrit Haraqija sot del para Gjykatës, flet avokati i tij
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar ditën e djeshme në k...
-
Rryma në dimër, Rizvanolli: Po përpiqemi maksimalisht që kostot e furnizimit të mos rriten
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mundësinë e rritjes së ...
-
Çitaku: Keqardhja e komisioneres Kos nuk mjafton, kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dek...
-
Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka...
-
Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Tash po shiten si patriotë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së K...
-
Kurti demanton propagandën 5 vjeçare të tij me vendim të ndalimit të importit nga Serbia
Pesë vjet deklarata se nuk importohet rrymë nga Serbia, Kurti tani vendos ta ...
-
Kurti për dekretimin e Ligjit për Byronë: Kapitull i ri për drejtësi dhe barazi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folu...
-
Pas mbi 4 milionë eurove importe të rrymës direkt nga Serbia, Kurti vendos ta ndalojë tregtimin me kompanitë serbe
Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e tregtimit të e...
-
Dogana mbledh mbi 1.7 miliard euro për 10 muaj, ja sa u rritën të hyrat
Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 1.7 miliard euro gjatë 10 muajve të parë të ...
-
Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste në “Forumin e zgjerimit”
Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos ka shprehur keqardhjen për muzikën e këng...
-
Aksidenti në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën
Doktoresha Maltina Ferati nga Tetova, është një nga viktimat e aksidentit të ...






























