“Asnjëra palë të mos i thotë jo marrëveshjes”, analisti tregon se çfarë pritet të nënshkruhet sot në Bruksel
Autori: Samire Jaha
14:06 | 27 February 2023
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, do të takohen së bashku me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë takim po pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në bazë të planit franko – gjerman të propozuar nga BE-ja i cili po mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E se sot do të ketë një marrëveshje po e thotë edhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se takimi i sotëm mund të sjell një marrëveshje mirëpo për emërtimin e të cilës nuk po dihet ende.
“Takimi i sotëm mund vlerësohet si fillim i ri i një qasje që mund të merr kahje relaksuese dhe obliguese në zbatim të një marrëveshje që nuk është emërtuese plotësisht, se a është dokument teknik politik apo vetëm politik, do te quhej marrëveshje për normalizim të plotë të relacioneve Kosovë- Serbi, edhe pse kjo marrëveshje varet nga një udhëzues tjetër apo plane që duhej të kishte afate kohore të sakta, planet shtesë apo anekset zbatuese gjithmonë janë problematike pasi që palët bazuar në përvojat ndërkombëtare mund të prodhojnë rezistencë te palët për të hezituar në zbatimin e një plan aneksi të marrëveshjes, pra ka gjithmonë probleme, më mirë do të ishte vetëm kjo marrëveshje ku shkruhet detyrat dhe obligimet për palët. Pra duhet të jetë dokument racional, obligues dhe nuk ofron kohë për manovra të palëve gjatë zbatimit”, është shprehu Burjani për Infokus.
Njohësi i çështjeve ka bërë thirrje që asnjëra palë mos ti thotë jo marrëveshjes, dhe që ky takim të jetë pranues dhe jo diskutues.
“Pranimin në parim të marrëveshjes, asgjë më shumë, deklarimi publik se palët e pranojnë dokumentin, dhe zotohen për bashkëpunim në zbatimin e aneks marrëveshjes, apo planit, me rendësi është që asnjëra palë të mos thotë jo marrëveshjes, tjerat gjera obligohen të i zbatojnë deri në fund. Nuk do të duhej të ishte takim diskutues por pranues i marrëveshjes kashtë është dizajnuar nga ndërmjetësuesit, pra nuk do të kisha thënë se ky takim të jetë vetëm formal, edhe më pak mendoj që ky takim të dështoj, ndërmjetësuesit janë optimistë sepse palët janë deklaruar në parim se pranojnë, pra politikisht dhe në formën diplomatike nuk do të duhej të ishte befasues, qasja negative e njërës palë mund të prodhojnë pasoja për të”, ka thënë analisti.
Ndërsa sa i përket asocicaionit, Burjani ka thënë se pavarësisht emërtimit Kosova nuk duhet të pranojë status të vecanë për serbët në Kosovë.
“Themelimi i një asociacionit të komunave serbe apo do të ketë model evropian për qasje të drejtave civile dhe statusore politike mbetet të, shihet mund që mos ketë emërtim etnik asociacioni por mund të jetë një model garantues i të drejtave të serbëve në Kosovë, pra për ne do të duhej të kemi linja të kuqe qe ky model te mos jetë status special për serbët, sepse serbët kanë një autonomi në arsim të zgjeruar madje rregullative në nivel shtetëror dhe shëndetësi njëjte, mbetet autonomi personale apo religjioze, pra nuk do të duhej të kishte kompetenca shtesë ekzekutive, sepse i ka si e përmenda në shëndetësi, arsim , këto fusha janë rregulluar nga vet pakica serbe, deri me tash, kanë fonde për zhvillim, Serbia është donatorshe investues në Kosovë ,dhe kjo pakicë ka dy shtetësi”, ka thënë tutje Burjani për Infokus.
Ndërkaq sa i përket pranimin të propozimit të BE-së, apo planit franko – gjerman, analisti thotë se Kurti duhet të vendos vetë për të, pasi që ai e ka parë dokumentin dhe e ka analizuar.
“Kurti vet le të vendos, rrethanat i dinë, dokumentin e ka parë dhe e ka analizuar, ai duhet të përcaktohet për po ose jo, rrugë dhe manovra tjera dhe ikje nga kjo qasje nuk ka, pasojat duhet të analizojë se a do të ketë dhe impakti për integrimet në BE dhe NATO”, është përgjigjur analisti për Infokus.
Ndryshe takimin i kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuciq pritet që te fillojë nga ora 17:15./Gazeta Infokus/
Kurti: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e mundshme deri në fund të vitit

T� tjera
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...





























