Rozë

Asnjëherë nuk kishte folur për këtë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 October 2017

“Isha në depresion kur me Destiny`s Child isha në majë të famës, doja të vritesha”.

Michelle Williams nuk kishte kujt t’ia besonte problemet me të cilat ballafaqohej.

Destiny’s Child është njëra nga grupet më të suksesshme të femrave të të gjitha kohërave. Michelle Williams (37) ka folur për herë të parë për problemet e veta për gjendjen mentale.

-Advertisement-

“Në atë kohë nuk e kam kuptuar pse ndihem aq keq. Edhe pse isha pjesë e një grupi të suksesshëm, isha në depresion. Kam tentuar t’ia them këtë menaxherit, i cili më tha se nuk kam arsye të jem në depresion, pasi kishim nënshkruar kontratë multimilionëshe dhe po niseshim për në turne. Nuk më kuptoi”, tha Michelle.

Bëhet fjalë për Matthew Knowles, babanë e Beyonce.

“Atëherë mendova se mund të jem e lodhur. Në një moment kisha mendime për vetëvrasje. Isha ë një vend të errët dhe të vështirë, dhe doja të dilja nga grupi. Kam pasur depresion në moshën 25-vjeçare”, ka thënë Michelle.

Ajo së bashku me Beyonce (36) dhe Kelly Rowland (36) ishte anëtare e Destiny’s Child nga viti 1999 deri te shpërbërja përfundimtare në vitin 2006. Grupi ka shitur 60 milionë albume.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera