Lajme

Asnjë reagim nga krerët e shtetit për brutalitetin e policëve ndaj Mustafës (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 10 January 2018

Brutaliteti i dy policëve të Kosovës, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha i njohur edhe me emrin si ‘Tarkani’ ndaj drejtorit të PTK-së Agron Mustafa nuk ka ngjallur asnjë reagim nga udhëheqësit e lartë shtetërorë.

Insajderi kishte raportuar në ditën kur Mustafa ishte rrahur nga dy policët, ku mes tjerash kishte publikuar një video teksa shihej dhuna që ushtrohej ndaj Mustafës. Drejtori i PTK-së ka publikuar sot një video ku shihet edhe më tej brutaliteti i dy policëve.

Në këtë postim Mustafa kërkonte vlerësimin dhe komentin e disa prej krerëve të lartë.

-Advertisement-

“Te nderuarit: Ministër i Punëve te Brendshme, Ministër i Drejtësisë, Kryeprokuror i Shtetit, Kryeshef i Inspektoratit Policor, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Unë nuk do te komentoj gjë, por po e le ne vlerësimin dhe komentimin tuaj e te publikut”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Por deri më tani askush nga ta dhe askush nga zyrtarët e lartë të shtetit nuk ka komentuar rrahjen brutale të dy policëve në qendër të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe një polic me uniformë i cili nuk kishte reaguar fare teksa shihej edhe që komunikonte me dy policët e tjerë.

Më poshtë e keni videon ku shihet drejtori i PTK-së, Agron Mustafa teksa grushtohet nga Nazim Sahiti dhe Avni Berisha i njohur edhe me emrin si ‘Tarkani’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera