Lajme

Asnjë reagim nga Albin Kurti për ndeshjen Kosovë-Çeki

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 14 November 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për dallim nga hera e kaluar që mori pjesë në Stadiumin “Fadil Vokrri” në mbështetje të kombëtarës tonë, kësaj radhe nuk kishte asnjë reagim nga ana e tij.

Derisa ndeshja po zhvillohej në Çeki në “Doosan Arena” në Plzen, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, bëri të ditur se ka pritur sot në darkë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, shkruan gazeta inFokus.

Kosova pësoi një humbje në rezultat 1 me 2 kundër Çekisë./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera