Lajme

Asnjë rast me rriqra në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 22 May 2020

Në Malishevë nuk ka asnjë rast me ethe hemorragjike, shkruan gazeta inFokus.

Kështu kanë bërë të ditur në një njoftim nga Komuna e Malishevës, Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK).

“Shtabi komunal për menaxhimin e situatës pandemike me ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) në Komunën e Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka vlerësuar të qetë situatën me EHKK dhe nën kontroll, e gjithashtu u bë e ditur, se nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin e EHKK.

-Advertisement-

Këtë takim e ka drejtuar kryetari i shtabit, Liridon Hoti, ndërsa nga anëtarët e shtabit, u shpreh shqetësimi për mos realizimin e repelimit të kafshëve, proces i cili në vitet e kaluara, ka luajtur rol të madh, pasi repelimi konsiderohet si një proces i cili ndërpret ciklin e rriqrave dhe bartjen e tyre nga fusha.

Po ashtu, sipas shtabit, deri më tani, procesi i dezinsektimit të zonave endemike është duke shkuar mirë, pavarësisht ndërprerjeve të herëpashershme, për shkak të kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera