Fun & Video

‘Asnjë pikë shi për 40 vjet’, çfarë parashikoi Nostradamus për 2022-n?

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 28 December 2021

Bota do të vuajë nga goditja e një asteroidi, përmbytjet dhe thatësirat, që do të shkatërrojnë shtete të tëra, ashtu sikurse uri masive në të ardhme… të gjitha këto të paktën sipas parashikimeve të astrologut francez të shekullit të 16-të, Nostradamus. Në librin e tij të famshëm Profecitë (Les Propheties), të publikuar në 1555, Nostradamusi thuhet se ka parashikuar të ardhmen.

Ai besohet nga disa se ka parashikuar shkatërrimin e shkaktuar nga ngrohja globale dhe asteroidët, e madje edhe avancimin e teknologjisë AI (Inteligjencës Artificiale). I përshkruajtur si “Profeti i fundit të botës”, astrologu dhe doktori francez u frymëzua nga tekstet biblike dhe eksperienca personale me murtajën.

Parashikimet e tij fokusohen kryesisht tek uria dhe fatkeqësitë. Më shumë se 400 vjet pasi Nostradamus publikoi librin, puna e tij mbetet popullore për shkak se parashikimet e tij janë tërësisht të hapura për interpretim dhe mund të nënkuptojnë gjithçka. DailyMail përcolli këtë të hënë disa prej parashikimeve të Nostradamusit për të ardhmen.

Ngrohja globale

Nostradamus parashikoi në 1555 se ndryshimi i klimës do të përkeqësohej kaq shumë sa temperaturat e larta do të “piqnin” peshqit në det. Ai sugjeroi po ashtu se njerëzit nuk do të shihnin shi me sy për 40 vjet e se kur reshjet të rinisnin, do të kishte përmbytje të mëdha që do të shkatërronin kombe. Astrologu duket se sugjeron që përmbytjet shkatërruese të përmasave biblike do të godasin botën në të ardhmen e afërt.

Që prej 1970 temperaturat e sipërfaqes së globit janë rritur më shpejt se çdo periudhë tjetër 50 vjeçare, përgjatë 2 mijë viteve të fundit, ndërsa 5 vitet e fundit janë konsideruar si më të nxehtët të regjistruara që prej 1850.

Goditje nga asteroidi

Nostradamus thuhet po ashtu se ka parashikuar që Toka do të goditet nga një asteroid, që do të shkaktojë vdekje masive. Nga parashikimet e tij mbetet e paqartë se kur presupozohet të ndodhë goditja e gurit qiellor, por ai shkruan për një zjarr të madh që do të bjerë nga qielli. Nostradamus duket se sugjeron se Toka do të goditet nga një seri asteroidësh që do të shkaktojnë zjarre e shkatërrim.

Asteroidë kanë kaluar pranë Tokës, më i fundit ishte më herët gjatë një këtij viti, që kaloi fare pranë. NASA ka paralajmëruar se çdo 2 mijë vjet, një asteroid i madh afrohet mund të shkaktojë dëm domethënës në Tokë, që mund të përputhet me parashikimet e Nostradamusit.

Agjencia hapësinore amerikane NASA përllogarit se do të duhej një gur më pak se 1 kilometër i gjatë për të shkaktuar probleme në të gjithë botën, nëse do të godiste Tokën. Çdo gjë më e vogël do të shkaktonte probleme lokale, sidomos nëse do të arrinte të prekte tokën, por nuk do të ishte një problem madhor për globin.

Uri masive e shkaktuar nga inflacioni

Nostradamusi po ashtu parashikoi uri globale të shkaktuar nga inflacioni, që i çon çmimet në rritje në një ekonomi që po dështon. Uria masive do të çojë po ashtu në rritje të konfliktit, sipas Nostradamusit, në një kohë kur njerëzit do të zihen për burimet natyrore të prekura nga ndryshimet klimatike.

Nostradamus duket po ashtu se sugjeron që qenia njerëzore nuk do të mësojë kurrë dhe se çmimet do të vijojnë të rriten, aq shumë sa shumë do të mbeten pa ushqim.

Fuqia e teknologjisë AI

Nostradamusit parashikoi edhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.Teknologjia është zhvilluar me hapa kaq të mëdha përgjatë dekadave të fundit sa është e vështirë për të ditur se çfarë zhvillimesh do të ndodhin në të ardhmen, por Nostradamus duket se sugjeron që njerëzit do të bëhen të “pavdekshëm” nga Inteligjenca Artificiale.

Bota ka parë deri më tani CEO-n e Tesla-s, Elon Musk që ka paralajmëruar se kompania e tij do të prezantoi vitin e ardhshëm një robot humanoid, në përpjekje për të zëvendësuar njerëzit në vende pune të rrezikshme, përsëritëse apo të mërzitshme. Shumë ekspertë kanë paralajmëruar për anët negative që do të ketë varësia e tepruar ndaj teknologjisë.

Të tjera