Lajme

Asnjë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës dhe të Vushtrrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 08 October 2021

Spitali i Përgjithshëm i Pejës dhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë nuk kanë në trajtim më asnjë pacientë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas SHSKUK’së, rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

Bazuar në raportin e datës 8 tetor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim janë 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe gjashtë në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera