Asnjë ministër në seancën për mishin e prishur
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 18 Prill 2018
Jo rrallë herë seancat e Kuvendit të Kosovës mbahen pa prezencën e asnjë ministri.
E situate e njëjtë është parë edhe sot, derisa deputetët po diskutojnë për mishin e prishur dhe cilësinë e ushqimit në Kosovë.
Veç ministrave po mungon edhe i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, shkruan Infokusi.com.
Qeveria Haradinaj ka gjithsej 21 ministra dhe mbi 70 zëvendës ministra.
E me këtë fakt ka ironizuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci i cili fjalimin e tij e ka nisur me përshëndetje të ministrave.
‘Përshëndes ministrat kudo qofshin’, ka thënë Mikullovci.
Si pasojë mungesave të shpeshta të ministrave, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti kohë më parë kishte kërkuar nxjerrjen e një rregullorje që do të penalizonte ministrat që nuk marrin pjesë në seanca.
“Kërkojë që të hartohet një rregullore e re nga deputetët e cila penalizohen ministrat që nuk marrin pjesë në seancë. Kryeministri dhe kabineti duhet të ballafaqohen në Kuvend”, ishte shprehur Haliti
As numri i deputetëve që po marrin pjesë në këtë seancë nuk është i madh.
Deputeti i Nismës, Milazim Zeka ka thënë se gjysma e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, udhëheqin biznese të cilat shesin produkte të prishura si mish.
Ndërsa deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar që të mos kryqëzohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për skandalin me mishin e prishur, meqë sipas tij, në 33 komuna janë vetëm 11 inspektorë./INFOKUSI

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...





























