Lajme

Asnjë i arrestuar për sulmin ndaj shkollës dhe ambulancës në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 19 March 2018

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka arrestuar asnjë person si të dyshuar për dëmtimin e objektit të shkollës dhe ambulancës në rrugën “Çeta e Minatorëve” në Mitrovicë.

Në orët e para të se dielës janë sulmuar këto objekte ndërsa pas dëmtimit të dritareve është tentuar edhe të digjen, transmeton Infokusi.com.

Persona të dyshuar fillimisht kanë thyer dritaret e shkollës dhe ambulancës me tjegulla dhe kubëza betoni ndërsa zjarri ishte i intensitetit të dobët dhe është fikur.

-Advertisement-

“Rr. “Çeta e Minatorëve”, Mitrovicë 18.03.2018 – 03:00. Persona të panjohur kanë thyer me mjete të forta (tjegulla dhe kubëza betoni) dritaret në objektin e shkollës dhe të ambulancës. Në njërën nga dritaret e thyera të objektit të ambulancës ka shpërthyer një zjarr i intensitetit të dobët i cili është fikur.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera