Lajme

Asllani tregon rritjen e madhe të rasteve të dhunës në familje

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 14 July 2022

Zana Asllani nga Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, ka thënë se këtë vit është rritur numri i rasteve të dhunës në familje.

Ajo, në Info Magazine ka theksuar në qendrën që e drejton i përgatisin viktimat e dhunës për të vazhduar jetën tutje.

“Numri i dhunës së rasteve në familje për çdo vit është në rritje e sipër krahasuar me vitet paraprake, këtë vit kemi rritje për 30 përqind më shumë”.

-Advertisement-

“Deri tani kemi vetëm gjysmën e vitit dhe i kemi pranuar 98 raste të dhunës në familje, strehimorja është njëra prej hallkave zinxhirore ku trajtohet dhuna në familje, vendi ku viktima e gjen strehimin, qetësimin, rehabilitimin dhe më pas mendojmë për integrimin tjetër të tyre”,ka thënë Asllani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera