Sport

Asllani drejt Premier League-s, e kërkon gjiganti anglez

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 29 July 2024

Manchester United raportohet se ka shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Sipas medieve britanike, reprezentuesi i Shqipërisë, është në ‘radarin’ ‘Djajve të Kuq’ këtë verë.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ synon transferimin e Asllanit duke futur përfshirë në shkëmbim Aaron Wan-Bissaka.

-Advertisement-

Kontrata e Asllanit me Interin është deri në verën e vitit 2027.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që mesfushori shqiptar të transferohet në ishull.

Krerët e Man Unitedit, siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të nisur negociatat për transferimin e Asllanit në ‘Old Trafford’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera