Rozë

Asllan Bajrami e kishte intervistuar si fëmijë në luftë dhe nuk dinte asgjë për të, djali paraqitet pas 22 vitesh

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 21 November 2021

Trupat e NATO-s po futeshin në Kosovë, derisa gazetari i njohur Asllan Bajrami me një operator mezi kishte arritur të shkonte në Kampin e Stankovecit në Maqedoni ku ishin të përqendruar një pjesë e madhe e refugjatëve.

Bajrami thotë se në këtë kamp ka intervistuar shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë për të kuptuar emocionet e tyre në prag të futjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Më kujtohet takova një fëmijë. E pyeta “Ç’kuptim ka për ty liria?”, ai qëndroi dy sekonda u zbeh dhe iku. Ishte një përgjigje pa fjalë, por në kronikë transmetonte shumë emocion”, tregon Bajrami në emisionin “Kojshia Show”.

-Advertisement-

Gazetari thotë se djali më pas u kthye dhe dha një intervistë të shkurtër por që nuk dinte gjë më për këtë djalë nëse ishte gjallë apo jo.

Derisa gazetari fliste, emisioni e ka befasuar atë duke sjellë djalin e vogël të asaj kohe që tashmë ishte bërë burrë.

“Atëherë isha rreth 10-vjeç…Ishte një emocion i madh pasi ishin bombardimet e NATO-s dhe liria ishte afër”, rrëfen djali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera