Sport

Askush si Shkëndija

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 18 September 2018

Shkëndija e Tetovës që për të tretin vit me rradhë luajti në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, ka bërë një lëvizje gjigande në renditjen më të re të UEFA-s në nivel klubesh.

Skuadra kampione e Maqedonisë renditet në pozitën e 161-të, që njëherit është renditja më e mirë e arritur nga një klub vendor në kuadër të UEFA-s.

Pas Shkëndijës vjen Vardari që ndodhet në pozitën e 193-të, teksa treshen e skuadrave më të mira nga Maqedonia e mbyll Rabotniçki, që ndodhet në pozitën e 227-të.

-Advertisement-

FC Shkupi që pas shumë viteve u rikthye në skenën ndërkombëtare e udhëheq vallen e skuadrave të renditura poshtë pozitës së 300-të, duke u pozicionuar në vendin e 361-të, për vijuar më pas skuadrat si Pelisteri, Sileksi, Renova, Metalurgu dhe Turnova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera