Sport

Askush si Ballkani, nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë!

Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 28 October 2020

Ballkani e ka mposhtur 2-1 Prishtinën në kryendeshjen e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ismet Munishit bëri një përmbysje sensacionale duke e mposhtur Prishtinë me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes nga Mevlan Zeka.

Me fitoren e sotme, Ballkani ka ngritur rekordin për kohën më të gjatë pa humbje si vendas.

-Advertisement-

Humbja e fundit e Ballkanit në shtëpi daton me 27 Prill 2019.

Atëbotë, “Xhebrailat” mposhteshin në shtëpinë e tyre nga Ferizaj me rezultatin 2-4.

Plotë 550 ditë kanë kaluar, ndërsa kjo seri super pozitive do të provohet të vazhdohet edhe më tutje nga skuadra e Ismet Munishit e cila xhiron e ardhshme luan përsëri në stadiumin e tyre, këtë herë përballë Besës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera