ASK: Qumështi, djathi e vezët, 19% më shtrenjtë se vitin e kaluar
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/rriten1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 12 April 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se, në krahasim me muajin mars të vitit të kaluar, sivjet çmimet janë më të larta në disa kategori ushqimore.
Kjo rritje e çmimeve ka ardhur si pasojë e normës vjetore të inflacionit e matur në muajin mars 2023 me muajin mars 2022, e cila, sipas ASK-së ishte 7.6%.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (19.2%); mish (16.6%); prodhime ushqimore (16.2%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (15.0%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (13.7%); bukë dhe drithëra (12.8%); perime (11.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (9.6%); peshq (9.6%); mbrojtje sociale (9.5%); kujdes personal (9.0%); kafe, çaj dhe kakao (8.7%); restorante dhe hotele (8.5%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7.9%); pije alkoolike, duhan (7.4%); pemë (6.8%); gjëra personale (6.1%); pije joalkoolike (6.1%); vajra dhe yndyra (5.5%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (5.3%); duhan (5.2%); pushime e organizuara (5.0%); shërbime rekreative dhe kulturore (4.5%); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4.0%); pajisje të tjera të qëndrueshme për rekreacion dhe kulturë (3.5%); rekreacion dhe kulturë (2.6%); arsimi (2.3%); gazeta, libra dhe materiale për zyre (1.9%); shëndetësi (1.9%); shërbime financiare (1.8%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (1.4%); pagesa aktuale për banim (1.3%); veshje dhe këpucë (1.0%); transport (0.9%); shërbime telefonike dhe të telefonit (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 8.3 për qind në IHÇK”, thotë ASK-ja në raportin e saj të publikuar sot, raporton Klankosova.tv.
Ndërsa, rënie e çmimeve, sipas ASK-së, vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it si “karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-6.9%); energji elektrike (-4.8%); pajisje audio-vizuele dhe fotografike për përpunimin e informatave (-3.0%); mjete të komunikimit (-2.9%); gaz (-1.3%); dhe sigurime (-0.3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK”.
ASK-ja thotë se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.4%) në muajin mars 2023.
Ndërkaq, thuhet po ashtu se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i ulët në një mesatare prej (-0.4%) në muajin mars 2023, krahasuar me muajin shkurt 2023.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pajisje telefonike dhe të telefaksit (-22.7%); energji elektrike (-7.1%); shërbime për transport (-2.8%); vajra dhe yndyra (-1.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-1.8%); dhe qumësht, djathë dhe vezë (-1.0%)”, thotë ASK-ja në këtë raport.
Ndërsa, sipas këtij raporti, ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: prodhime ushqimore (1.8%); rekreacion dhe kulturë (0.6%); mobile, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e shtëpisë (0.4%); si dhe veshje dhe këpucë (0.2%).
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/viber_image_2024-04-17_11-26-46-720.jpg)
Të tjera
-
Rritet numri i aksidenteve në trafik
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 73 a...
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen e vitit të kaluar në Prishtinë
Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për grabitjen e ndodhur në rrugën “Agi...
-
Më shumë se 30 mijë vizitorë gjatë qershorit në Kalanë e Gjirokastrës
Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës ku është regji...
-
Nisin homazhet për Ismail Kadarenë
Në Teatrin e Operas dhe Baletit po mbahen homazhet për shkrimtarin Ismail Kad...
-
Sot feston ditëlindjen Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot di...
-
Buzëqeshin fermerët, sot nis ekzekutimin i pagesave për subvencione
Sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë. ...
-
Katër persona arrestohen në Vërmicë, u gjet drọgë në veturën me të cilën qarkullonin
Katër persona janë arrestuar, tre kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, pasi...
-
Një vajzë në Suharekë raporton në Polici se është dhụnuar nga dy persona, të dyshuarit arrestohen
Një grua në Suharekë ka raportuar në Polici se është dhunuar nga dy persona. ...
-
Arrestohet një burrë që dyshohet se ka dhuṇuar një vajzë të mitur në Vushtrri
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë i cili dyshohet për d...
-
Gjenden dy mjete shpëṛthyese në Gjakovë
Dy mjete shpërthyese janë gjetur dje në Gjakovë. Sipas policisë, ato janë ...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Lipjan. Me vendim të p...
-
NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë
Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për...