ASK: Për tre muaj u regjistruan 2.722 ndërmarrjet ekonomike

Autori: Gazeta inFokus
13:28 | 28 October 2022
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se gjatë kësaj kohe janë regjistruar 2 722 ndërmarrje dhe krahasuar me tremujorin paraprak ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka një rritje për 9.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 543 ndërmarrje të regjistruara (19.9%); Prodhimi me 345 ndërmarrje të regjistruara (12.7%); Ndërtimtaria me 306 ndërmarrje të regjistruara (11.2%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 281 ndërmarrje të regjistruara (10.3%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 276 ndërmarrje të regjistruara (10.1%), etj.
“Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, del se: me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 650 ndërmarrje të regjistruara (97.4%); me 5 deri 9 të punësuar janë 60 sosh (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar 10 ndërmarrje të regjistruara (0.4%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 2 ndërmarrje të regjistruara (0.1%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar në këtë tremujor. Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron komuna e Prishtinës me 824 ndërmarrje të regjistruara (30.3%); Prizreni me 223 ndërmarrje të regjistruara (8.2%); Ferizaj me 217 ndërmarrje të regjistruara (8.0%); Gjilani me 148 ndërmarrje të regjistruara (5.4%); Peja me 130 ndërmarrje të regjistruara (4.8%); dhe Gjakova me 126 ndërmarrje të regjistruara (4.6%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Të tjera
-
“Zotri President, përfundo punën!”, thirrje ushtarake për Trump në Tel Aviv
Një billboard i madh i vendosur në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit i bë...
-
Në 2024-ën, VV-ja me vlera milionëshe të të hyrave dhe shpenzimeve
Në “Pasqyrat Financiare Vjetore dhe Raporti i Auditorit të pavarur” për vitin...
-
Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës
ashmë është publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporti vjetor finan...
-
Publikohen shifrat – Sa pati të hyra e sa shpenzoi LDK-ja vitin e kaluar?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet vjetore financiare të pa...
-
I quajti nomadë, Lushaku i përgjigjet Kurtit: Është koha të lëshosh rrugë meqë s’po mund ta shohësh Kuvendin si shtëpinë tënde
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas deklaratës së kryet...
-
Një kafe deri në 3 euro – Paralajmërohen rritje e çmimeve në Kosovë pas 1 korrikut
Afaristi Ragip Mustafa ka ngritur alarmin se pas 1 korrikut Kosova do të pëso...
-
Nga Kuvendi në pishinë – Albin Kurti e bën ‘sefte’ gurthemelin në Podujevë
Teksa vendi përballet me sfida të shumta ekonomike dhe politike, kryeministri...
-
“S’mund të regjistrohet automjeti pa shlyer të gjitha gjobat” – DhTIK kërkon zgjidhje urgjente për pengesat në regjistrim
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka reaguar në lidhje me Nenin 89, p...
-
Murtaja e bagëtive në Shqipëri, AUV-i me thirrje për fermerët në Kosovë
Pas shpërthimit të sëmundjes së murtajës së dhenve dhe dhive në disa zona të ...
-
Netanyahu zotohet për hakmarrje pasi Irani sul*mon një spital në Izrael
Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë ir...
-
KQZ publikon raportet e audituara vjetore financiare të partive politike për vitin 2024
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar rap...
-
Sul*mi në spital, ministri izraelit i shëndetësisë thotë se “vija e kuqe është kaluar”
Ministri i shëndetësisë i Izraelit tha se Irani i ka kaluar kufijtë me sulmin...