ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 22 November 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 446,5 milion Euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me 15,0%.
Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milion Euro, ndërsa importi 580,3 milion Euro, që është një rritje prej 8,6% për eksport, si dhe një rritje prej 10,1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 22,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11,8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,9% e përbëjnë produktet minerale; 10,5% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj”, njofton ASK-ja, përcjell Klankosova.tv.
“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,1% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 12,0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9,5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj”.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,2 milion Euro, ose rreth 32,3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4,5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,5%), Italia (3,2), Holanda (2,7%), etj, njofton ASK-ja, përcjell Klankosova.tv.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 255,5 milion Euro, ose 44,0% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (9,3%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,6%), Greqia (5,1%), Italia (4,6%), etj.
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 39,9 milion Euro, ose 45,7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 27,9%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (20,8%), Maqedonia e Veriut (12,3%), Serbia (6,8%), Mali i Zi (4,5%).
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 74,5 milion Euro, ose 12,8% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-8,2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,1%), Maqedonia e Veriut (3,8%), Serbia (2,3%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,2 milion Euro, ose 22,0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,6%) dhe SHBA (3,2%).
Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 250,4 milion Euro, ose 43,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,7%) dhe Kina (12,0%).
Të tjera
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...
-
Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndr...
-
Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme ...
-
Zyrtari amerikan nesër në Kosovë, pritet në takim nga Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nesër do të pres në takim zëvendës-sekret...
-
KFOR: Morëm garancë me shkrim se FSK-ja nuk do të dërgohet në veri
Në media, ditën e djeshme u raportua për një “zotim” të ri të Qeverisë së Kos...
-
Krasniqi: Së bashku për një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe plotë shpresë
Deputetja dhe kandidatja e tashmë për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosov...
-
Bedri Hamza: Investimet në energjinë e ripërtërishme më nuk do të zvarriten, procedurat do të kryhen në një sportel
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video ku fle...
-
Nura priti në takim deputeten Musliu: Përvoja e saj profesionale dhe përfaqësimi i dëshmuar i zërit qytetar, janë vlera të dallueshme për të
Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sot ka pritur në takim deputete...
-
Dervishaj: Kështu i ka hije, duhet me u mbledhë bashkë e me diskutu kur është në pytje Kosova
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...