Lajme

Asistenti i Rexhep Selimit i kërkon Hisen Berishës t’i publikojë emrat e personave që kanë kërkuar garanci nga shtetet

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 04 May 2021

Asistenti i Rexhep Selimit, Besart Bujupi, i ka reaguar ish-kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, i cili ka thënë se disa shtete të botës kanë dhënë garanci ndaj Gjykatës Speciale, për t’u mbrojtur në liri ish-krerët e UÇK-së.

Ai i drejtohet Berishës, duke i thënë që të mos manipulojë me opinionin publik, por, sipas tij, t’i publikojë emrat se cilët persona kanë kërkuar garanci nga ato shtete.

Nënkryetari LDK-së thotë se i vjen keq nëse Veliu është rënduar nga deklarata e tij

-Advertisement-

“Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ti Hisen Berisha

Mos manipulo me opinionin, por trego kush ka kerkuar nga ato vende, qe paskan ofruar garancion!

Pergjigju, pergjigju drejt e mos manipulo ma!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera