Ashpërsimi i masave kundër COVID-19, shpjegimi i ministrit Vitia: Ky ka qenë alarmi kryesor
Autori: Gazeta inFokus
17:48 | 07 April 2021
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se prania e shtuar e variantit britanik të infeksionit COVID-19, “ka qenë njëra nga bazat kryesore” e vendimit për ashpërsimin e masave anti-COVID për 11 ditët e ardhshme.
Në një konferencë për media, në të cilën është paraqitur përkrah Hekuran Muratit, ministrit të Financave, ministri Vitia ka deklaruar se varianti britanik është prezent në mbi 95 për qind të rasteve.
Imami që thoshte se koronavirusi është dënim nga Zoti: U shërova me lutje dhe medikamente
“Testimi për variantin britanik është bërë në fund të muajit mars kur janë mbledhur mostrat, ndërkaq ne raportin nga IKSHPK-ja e kemi marrë më 3 prill. Janë dërguar 147 mostra, nga të cilat 97.28 për qind kanë dal që janë nga varianti britanik. Kjo neve na konfirmon se në Kosovë tani varianti britanik është dominant në mbi 95 për qind”, ka deklaruar ministri Vitia.
Sipas Vitisë, prezenca e rritur e variantit britanik në rastet e reja të infektimeve ka alarmuar qeverinë e re. Është bërë bazë e rëndësishme para marrjes së vendimit për mbylljen 11 ditore.
“Dhe, natyrisht se ky ka qenë alarmi kryesor për ne sepse ky variant, përveçse shpërndahet më shpejtë, është më agresiv dhe prek edhe moshat e reja. Kjo ka qenë njëra nga bazat e marrjes së vendimeve të cilat i kemi marrë sepse tani nuk janë të rrezikuara vetëm moshat e shtyra”, ka thënë Vitia.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutivi do të mbështesë sektoret e ekonomisë, të prekura nga mbyllja, me subvencionim të pagave dhe qirave.
Të tjera
-
Reagon Latifi: Përpjekjet me e fetarizu figurën e Adem Jasharit janë projekt i UDB-së
Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratave të hoxhës Osman Musliu se ...
-
Moti gjatë ditëve të ardhshme
Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie...
-
Lajm i shumëpritur për fermerët kosovarë
Në fund të muajit mars, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rura...
-
Kolona të gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri
Mijëra qytetarë të Kosovës fundjavën e kaluan në Shqipëri. Ky fluks i madh...
-
Kina po e shqyrton mundësinë e kombinimit të vaksinave kundër COVID-19
Një zyrtar i lartë i Kinës për kontrollin e sëmundjeve tha se Pekini zyrtar p...
-
PDK paralajmëron konferencë për media nesër
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie në oborrin...
-
“Vaksinat kundër Covid-19 duhet të quhen Trumpcine”
Donald Trump ia faturoi meritat vetes për zhvillimin e disa vaksinave kundër ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se cila parti politike i ka bërë ftesë
Hoxha Shefqet Krasniqi, ka folur rreth ofertave që ka pasur nga partitë polit...
-
NASA nxjerr një imazh spektakolar nga planeti Mars
Në Mars ekzistojnë edhe dunat blu, siç tregohet nga një imazh i ri i NASA’s n...
-
Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19
Hoxha Shefet Krasniqi, ka folur rreth asaj se a duhet ta agjërojnë Muajin e S...
-
Kurti premtoi rrogë mesatare 250 euro, punëtorët kërkojnë 350 euro
Ekonomistët thonë se premtimet e bëra gjatë fushatës, vështirë të realizohen ...
-
Shefqet Krasniqi tregon se kur lejohet kontakti intim gjatë Ramazanit
Hoxha Shefqet Krasniqi ka folur rreth rregullave të agjerimit dhe gjërat që j...