Lajme

ASHAK zgjedh kryesinë e re

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 09 December 2021

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton se sot mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe se zgjodhi Kryesinë e re:

  1. Akademik Mehmet Kraja, Kryetar
  2. Akademike Justina SH. Pula, Nënkryetare
  3. Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar shkencor

Po ashtu me anë të një komunikate bëhet e ditur se Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

  1. Akademik Sabri Hamiti, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
  2. Anëtare korrespondente Gjyljeta Mushkolaj, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore
  1. Anëtar korrespondent Fetah Podvorica, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës

Akademik Rauf Dhomi u caktua ushtrues i detyrës së Sekretarit të Seksionit të Arteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera