Asgjësohen rreth 90 mijë mina
Autori: Gazeta inFokus
15:01 | 05 Prill 2018
Që nga viti 1999 në Kosovë janë pastruar 51,216, 184 metra katrorë dhe janë asgjësuar 88,895 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera. Nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera kanë humbur jetën 117 qytetarë si dhe kanë marrë lëndime të rënda 463 veta.
Kështu u tha me rastin e Shënimit të Ditës Ndërkombëtare të vetëdijesimit të rrezikut nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera.
Në shënimin e kësaj dite morën pjesë shkolla ndërkombëtare e eliminimit të mjeteve të pashpërthyera (EOD) në Kosovë, MAT Kosova, HALO Trust dhe NPA. Shënimi i kësaj dite u organizua dje në Pejë.Drejtori i Qendrës Koordinuese për Deminim në MFSK, Ahmet Sallova, theksoi rrezikun e vazhdueshëm që ekziston nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera në nivelin global dhe Kosovë.
“Zonat e minuara nuk përbëjnë rrezik vetëm për jetën e banorëve, por vështirësojnë edhe gjendjen ekonomike, për shkak të pamundësisë qoftë për punimin e tokave bujqësore apo edhe për mos shfrytëzimin e zonave malore. Prandaj, evitimi i rrezikut nga minat dhe mjetet tjera eksploziveve është një parakusht për rindërtimin e vendit dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe ekonomike”, tha ai.
Sallova foli edhe për sukseset e ekipeve të deminimit të FSK-së dhe bashkëpunimin me organizatat tjera ndërkombëtare si: HALO Trust dhe NPA, të cilat janë duke krijuar një mjedis të sigurt në fushat e rrezikuara, duke mundësuar zhvillimin e jetës normale në Kosovë. “Edhe përkundër pastrimit të shumë fushave të rrezikshme të minuara në Kosovë kanë mbetur edhe 98 zona të afektuara nga minat apo bombat kasetore”, tha ai.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...

































