Lajme

Asgjësohen 843 bimë kanabis në një pyll në Mirditë, 2 në pranga

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 16 June 2017

Policia e Mirditës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Agimi”, ku bëri të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 843 bimëve narkotike. Kjo e fundit u gjet në fshatin Kushnen pas një hetimi një mujor.

Në kuadër të këtij operacioni, policia bëri të mundur edhe arrestimin e shtetasve Gentjan Cupi, 21 vjeç dhe Fatmir Vila, 32 vjeç, të dy banues në Kaçinar.

Ndërkaq janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet F. M., dhe A.D., për të cilët për arsye hetimi policia nuk jep të dhëna të tjera.

-Advertisement-

Në njoftimin për shtyp thuhet se, “policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryetarit të fshatit Kushnen, B. D., 47 vjeç për vepren penale “Moskallëzim krimi””.

Blutë bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë në një zonë pyjore të këtij fshati 843 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore u asgjësuan me anë të djegies.

Mësohet se materialet në ngarkim të tyre janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Njëkohësisht bëhet e ditur se vazhdojnë veprimet hetimore proceduriale dhe punohet për identifikimin, kapjen dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Shekulli online

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera