Lajme

“Asgjësim i pasurisë”, a po akuzohet Hajdar Beqa për dëmtimin e syzeve të Hekuran Muratit?

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 30 October 2023

Besnik Bislimit, Mergim Lushtakut, Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës iu është ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm”. Megjithatë, Beqa po akuzohet edhe për veprën penale “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Mërgim Lushtaku dhe Bekim Haxhiu, lidhur me përleshjen fizike në seancën plenare të 13 korrikut të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas aktakuzës, Bilsimi, Lushtaku dhe Haxhiu ngarkohen për veprën penale “Sulmi, ndërsa Beqa gjithashtu ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

-Advertisement-

Përgjatë dhunës në Kuvend, ishte Beqa ai që sulmoi dhe ia dëmtoi syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati. Megjithatë, nuk dihet se a është kjo arsyeja për të cilën po akuzohet.

Prokuroria përmes komunikatës bën të ditur po ashtu se për deputetin Haxhiu ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera