Lajme

Asgjë e re nga takimi Zaev-Kasami, qeveria e re pritet javën që vjen

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 26 May 2017

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ku është biseduar për formimin e Qeverisë së re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në lidhje me takimin ka folur Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes Besa. Ai tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, por kjo varet nga bisedimet që zhvillohen.

-Advertisement-

“Edhe sot vazhduam takimet mes Besës dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë. Besoj se opinioni i din parimet e Lëvizjes Besa dhe e kemi bërë të njohur opinionin për pikat tona”, tha Faton Fazliu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera